Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për takim nesër paradite. Gazeta Express raporton se nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir…
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, të hënën, më 7 nëntor, kanë nisur bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në pjesën e preambulës si popull shtetformues. Kjo parashihet me Marrëveshjen me Bullgarinë, për kapërcimin e kontestit mes dy vendeve për çështjet që kanë të bëjnë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se i kupton autoritetet e Kosovës që kanë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe, por shton se kupton edhe palën Serbe që e kërkon këtë me “forcë”. Ai thekson…
Një postim i Ambasadës Ruse në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar zhurmë në rrjetet sociale. Në postimin e shpërndarë në Twitter të dielën e 6 nëntorit tregohet një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”. Fotoja shoqërohet me mbishkrimin: “Krimea është Rusi, plus…
Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është njoftuar nga Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili theksoi se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata. Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës vjen pas…
Serbia ka refuzuar një propozim për Kosovën të paraqitur nga Franca dhe Gjermania, ka zbuluar për gazetarët zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i vendit, Ivica Daçiç. Plani i kishte bërë thirrje Beogradit që të mos kundërshtonte pranimin e Kosovës në OKB si një vend anëtar, në këmbim të…
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për sa i përket vendimit për rikthimin e reciprocitetit të targave me Serbinë, gjë që ka rikthyer tensionet në veri të vendit. Në një shënim në Facebook, Haradinaj shkruan se Kurti duhet të ndjekë kërkesën e ambsadadorit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se gjendja në very të vendit rrezikohet nga individë e grupe të kriminalizuara. Ai e bëri deklaratën gjatë një vizite në Prizren ku shtoi se 20 muajt e fundit qeveria e tij ka luftuar krimin e korrupsionin, duke shkatërruar ndër të tjera…
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, është thirrur një protestë nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kjo protestë është thirrur për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin…
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë thënë të dielën dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila e ka…