Vendosni fjalën kyçe....

Elda Hoti pyet nëse Rama ka ndërhyrë për të shtyrë ligjin për çështjen Balluku, Braho: Nëse keni prova, dorëzojini


Kreu i SPAK, Klodian Braho,po raporton këtë të martë në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e institucionit gjatë vitit 2025.

Gjatë mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, e pyeti nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të shtyrë deri në shtator zbatimin e ligjit në çështjen që lidhet me Belinda Ballukun.

Braho iu përgjigj se çdo pretendim për ndërhyrje duhet të mbështetet me prova dhe t’i paraqitet Prokurorisë së Posaçme.

Elda Hoti: A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku?

Braho: Sa i përket ndërhyrjes së Ramës, nëse keni prova paraqitni ato në organin kompetent. Janë të gjithë të barabartë para ligjit.