Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli do themelojë një akademi të sigurisë kibernetike në Republikën Srpska në Bosnjë


Kompania shtetërore izraelite e aeronautikës do themelojë një akademi kibernetike në Republikën Sprpska në Bosnjë-Hercegovinë.

“Qëllimi ynë në Republikën Srpska është që Banja Luka dhe Srpska të bëhen një qendër e sigurisë kibernetike dhe e kësaj industrie IT.” – tha ministri i Zhvillimit Shkencor dhe Teknologjik, Arsimit të Lartë dhe Shoqërisë së Informacionit të Srpska.

‘Industrial Aerospace Industries’ (IAI), përmes filialit të saj ELTA Systems, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me qeverinë e Republikës Srpska me qëllim krijimin e një akademie kibernetike që do të stërvisë dhe pajisë studentët për të marrë njohuri dhe aftësi në fushën e sigurisë kibernetike.

Ceremonia u ndoq nga ministri i Zhvillimit Shkencor dhe Teknologjik të Republikës Srpska, Srdan Rajcevic dhe drejtori i marketingut dhe Zhvillimit të Biznesit në ELTA Systems, Roi Shaposhnik.

“Qëllimi ynë në Srpska është që Banja Luka dhe Srpska të bëhen një qendër e sigurisë kibernetike dhe e këtij lloji të industrisë së IT. Për atë qëllim, ne planifikojmë të organizojmë dhe themelojmë një akademi kibernetike në bashkëpunim me partnerët izraelitë.” – thamMinistri Rajcevic, duke theksuar faktin se shteti i Izraelit është një lider në fushën e sigurisë kibernetike.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në lidhje me krijimin e akademisë kibernetike, stërvitja nga IAI mund të fillojë të veprojë në Republikën Srpska pranverën e vitit të ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *