Vendosni fjalën kyçe....

Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë


Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku këtë mbrëmje zhvillohet protesta e 29-të radhazi kundër qeverisë.

Protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të shprehin kërkesat e tyre, me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në tubim.

Protesta e kësaj mbrëmjeje vjen pas disa javësh mobilizimi të pandërprerë në kryeqytet, ku pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.