Vendosni fjalën kyçe....

Përkujtimore për Kacifën, u ndalohet hyrja 9 personave në Kakavijë


Ndalohen nëntë persona të hyjnë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijës. Këta persona kanë tentuar të vijnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në 6-mujorin e vdekjes së Kostandino Kacifas, minoritari i cili u ekzekutua nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Që prej natës së mbrëmshme, policia kufitare  ka përforcuar masat në kufi me qëllim ndalimin e personave me precedentë dhe që kanë potencial për trazira. D

Pesë prej këtyre personave janë ndaluar me arsyetimin se prishnin qetësinë publike, ndërsa të tjerët nuk argumentonin hyrjen në pikën e kalimit kufitar me shtetin fqinj në Gjirokastër. Ceremonia në nderim të Kostandino Kacifasit do të zhvillohet në orën 11:00 në kishën e Shën Athanasit, kishë kjo e cila ndodhet sipër fshatit.

Kostandinos Kacifas, u vra më 28 tetor të 2018-ës, nga forcat RENEA. Atë ditë ai u nervozua pasi nuk e gjeti flamurin grek që e vendoste çdo vit në të njëjtin vend. Pas kesaj, në fshatin Bularat janë dëgjuar të shtëna me armë.

Sipas policisë shqiptare, vrasja e Kacifas ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi ai qëlloi i pari me armë ndaj efektivëve të policisë.

Kur kanë mbërritur në vendngjarje, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake- Kostandinos Kacifa. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë. Punonjësit e policisë kanë kërkuar përforcime ndërsa janë vënë në ndjekje të Kacifas.
Pasi e kanë lokalizuar në një shpat mali mbi fshatin Bularat, mes forcave speciale dhe Kacifas ka nisur një përplasje me armë, nga të cilat ka mbetur i vrarë shtetasi grek.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *