Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtohet nga policia ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentian Berberi, pritet apelimi


Ish-drejtori I Policisë së Shkodrës Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e policisë.

Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit. Berberi ishte pezulluar më herët nga detyra, ndërsa ndaj tij u zhvillua një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në mjediset e drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Zyrtari dyshohet se ka fyer dhe i ka bërë presion drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, pas largimit nga drejtoria e Policisë Shkodër dhe transferimit në sektorin e analizës në drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore depozitoi kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke pretenduar se është ofenduar dhe kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës.