Analistja dhe ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka publikuar një faqe nga libri “The Albanian Files: Freedom and Architecture”, duke ngritur pikëpyetje mbi projektin e zhvillimit në Zvërnec.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Shehaj pretendon se sipas të dhënave të përfshira në libër, projekti “Zvërnec Master Plan” figuron si një projekt i vitit 2022, i komisionuar nga kompania “Kastrati Group shpk”, në fazën e “concept design”.
Duke iu referuar këtij informacioni, Shehaj shkruan me ironi:
“Unë nuk e di kur e pa Ivanka Zvërnecin, por sipas librit famoz të arkitektëve famoz që e duan Edvinin mbret, rezulton se projekti i Zvërnecit na qenka bërë që në 2022 dhe i komisionuar nga Kastrati Group. Ja të paçim o mbret ty dhe këta. E të urojmë me zemër SPAK you.”
Në një tjetër koment mbi të njëjtën foto, ajo shton sërish me ironi: “Këtë arkitektin e kishte me qef dhe Gysi, sipas librit.”
Publikimi i Shehajt vjen në kulmin e debatit të krijuar rreth librit “The Albanian Files: Freedom and Architecture”, i cili është kthyer në qendër të diskutimeve politike për projektet e mëdha të zhvillimit urban në Shqipëri. Libri dokumenton qindra projekte arkitekturore dhe urbanistike, duke përfshirë edhe projektin e Zvërnecit.
Postimi i Shehajt:

