Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria të ndalojë trafikimin e trashëgimisë kulturore të saj” – Ambasada amerikane


Ambasada amerikane i ka kërkuar qeverisë shqiptare të mbrojë trashëgiminë kulturore të vendit.

Në një takim ku mori pjesë zv.shefja e misionit Kathryn Hammond, kjo e fundit tha e Shqipëria duhet të luftojë trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore.

Në shënimin e ambasadës në Facebook, theksohet se organizatat kriminale ndërkombëtare që trafikojnë trashëgiminë kulturore, trafikojnë edhe drogëra të rrezikshme.

“Luftimi i trafikimit të pronës kulturore nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e një trashëgimie krenare. Ai ka rezultate shumë reale dhe të prekshme për sigurimin e kufijve dhe sovranitetit kombëtar në të tashmen. Kriminelët që trafikojnë në mënyrë të paligjshme trashëgiminë kulturore, trafikojnë edhe gjëra të tjera në mënyrë të paligjshme, si drogëra të rrezikshme. Këto organizata kriminale ndërkombëtare minojnë rendin publik dhe integritetin gjyqësor, lehtësojnë korrupsionin dhe shfrytëzojnë zbatimin e dobët të ligjit. Kur ju forconi kapacitetin tuaj për të mbrojtur trashëgiminë e Shqipërisë, ju gjithashtu po forconi kufijtë tuaj, institucionet tuaja dhe sigurinë tuaj kombëtare.” – Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond në tryezën e rrumbullakët kombëtare “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi i strukturave ligjzbatuese për luftimin e trafikimit të paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”.