Vendosni fjalën kyçe....

PSG fiton Ligën e Kampioneve përballë Arsenalit pas penalltive


PSG ka fituar për të dytin edicion radhazi Ligën e Kampioneve, duke mundur këtë radhë në finale Arsenalin pas dramës së penalltive.

Ndryshe nga finalja e një viti më parë, francezët kanë vuajtur, pasi pësuan shpejt gol nga anglezët të cilët u mbyllën në mbrojtje duke mos i lënë t’u afrohen portës së tyre.

Megjithatë, dyshja Kvara-Dembele ia doli që të barazonte shifrat falë një penalltie të siguruar nga gjeorgjiani në pjesën e dytë dhe aty ndeshja u hap disi, por me ekipin francez gjithnjë në kontroll.

90 minutat u mbyllën pa gola të tjerë, ashtu si edhe shtesat, ndaj u desh gjuajtja nga pika e bardhë që të përcaktonte fituesin.

Aty u treguan më të saktë parisienët, edhe pse Mendes pa gjuajtjen e tij të pritej nga Raja, pasi Eze dhe Gabriel dërguan tentativat e tyre jashtë, duke i dorëzuar trofeun kësisoj PSG-së për të dytin vit radhazi./PanoramaSport