
Biznesmeni Artur Shehu deklaroi nga SHBA-ja se e ka me dokumente tokën e përfshirë në projektin e Zvërnecit.
Ai pohoi se e ka tokën me dokumente dhe se ajo është një pronë e vjetër. Sipas Shehut, farefisi i tij ka me dokumente 460 hektarë tokë por nga këto ka marrë deri tani 253 hektarë pronë.
Biznesmeni tha gjithashtu se do sjellë avokatin për të vërtetuar pronësinë mbi tokën në Nartë ndërsa deklaroi se e ka shitur pronën në fjalë me 68 metra euro metrin.
“Unë jam një nga pronarët në Nartë, 460 hektarë është prona ime dhe kam edhe pa marrë akoma. Prona është blerë dhe është marrë me të gjitha format e shtetit. Jam pronar i vjetër. Prona ëeshtë e Shehajve, e gjithë farefisit dhe unë jam një nga pronarët. Nuk janë marrë akoma të gjitha. Janë 253 hektarë që i kemi me certifikatë pronësie. Prona është e padiskutueshme. Është pronë e vjetër fare. SPAK ka punën e vet ta verifikojë. Puna ime është të sjell letrat. Investitorët nuk i njoh fare, janë afruar me ndërmjetës. Ata e kanë blerë tokën me 68 euro metrin. Absolutisht kjo nuk ka lidhje me Arubën, nuk kam takuar asnjë kryeministër, asnjë ministër, asgjë. Në Aruba kam qenë dhe do shkoj. Nuk kam takuar askënd në Aruba lidhur me investimin në fjalë.” – tha biznesmeni Artur Shehu.