Vendosni fjalën kyçe....

PSG mendon të zëvendësojë Neymar në ikje vetëm me Dybala


Paris Saint-Germaini është i gatshëm ta shesë Neymarin për një ofertë të majme dhe të arsyeshme. Ndërkohë, gjiganti francez e sheh Paulo Dybalan si opsionin ideal për ta zëvendësuar yllin brazilian

Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës mund të mbetet pa yllin e skuadrës, Neymar, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, gjiganti francez është duke e kërkuar zëvendësuesin e sulmuesit brazilian.

Sipas mediave franceze, klubi nga Ligue 1 ia ka vënë syrin sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të ish-futbollistit të Santosit dhe Barcelonës.

L’Equipe shkruan se PSG i ka nisur kontaktet e para me Dybalan dhe mund ta nisë ofanzivën sapo ta shesë Neymarin, i cili mund të përfundojë në La Liga, në Barcelonë ose Real Madrid.

PSG i kërkon 250 milionë euro për shitjen e Neymarit, ndërsa mund t’i sigurojë shërbimet e Dybalas për 80-90 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *