Vendosni fjalën kyçe....

Minatorët e Bulqizës grevë për të dytën ditë radhazi


Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës për të dytën ditë radhazi.

Ata kundërshtojnë ndryshimet në kontratën kolektive që, sipas tyre, zëvendësojnë pagën e 13-të me një “shpërblim vjetor”, duke kërkuar që kjo e drejtë të mbetet e garantuar dhe e detyrueshme për çdo punonjës.

Përveç pagës së 13-të, minatorët kërkojnë rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës dhe më shumë siguri në galeritë nëntokësore.

Ata shprehen se do ta vazhdojnë protestën deri në gjetjen e një zgjidhjeje, ndërsa kritikojnë edhe qëndrimin e sindikatës, të cilën e akuzojnë se nuk po përfaqëson interesat e tyre.

*Video Credit: Bulqizaime