Vendosni fjalën kyçe....

“Ju dekoruat Jurgis Çyrbjen, si vjen e flet këtu për turizëm” – Shehaj i përvishet Klosit


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj replikoi me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, duke i kujtuar dekoratën që PS-ja i dha ish-deputetit Jurgis Çyrbja në 35-vjetorin e themelimit të degës së PS-së në Durrës, një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Rama.

“Ti je Sekretar Politik i një partie që para dy ditësh i dha dekoratën ish-deputetti Jyrgis Çyrbja, ai u dënua me burg, ju i hoqët mandatin. A kuptoni sa skandalozë jeni. Si guxon ti vjen dhe flet për turizmin këtu e për ligjin e nenin. Ju keni ministra e ish-ministra në burg për korrupsion, për vjedhje.” – tha Shehaj.