Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria Rama i hap rrugën ndryshimit të seksit të fëmijëve që në moshën 14-vjeçare” – Deputeti Shehu


Për herë të parë në shërbimin publik shëndetësor në vend, do kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë, ka dhënë alarmin deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Ai shkruan se ky është një vvendim kriminal, pirat dhe i pabazuar në asnjë ligj pasi sipas tij, i hap rrugën ndryshimit të seksit të fëmijëve që në moshënm 14-vjeçare.

 Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike.

Reagimi i Shehut

“Akt kriminal, pirat, i pa bazuar ne ligj, vendimi i Ministrise se Shendetesise ndaj femijeve dhe te rinjve!

Nje vendim, qe i hap rrugen terapive te ndryshimit te seksit realisht qe ne moshen 14 vjecare, per ta rutinizuar ate ne 16 vjec.

Nje vendim ky i bazuar ne marrezite ideologjike majtiste, interesa te errta te saj.

Nje vendim qe bije ndesh me fiziologjine, me pjekurine seksuale dhe hormonale te femijeve.

Qe bije ndesh me mundesine intelektuale e psikologjike te femijes per te marre me koshience, pergjegjeshmeri te tilla vendime, qe kane pasoja jetesore.

Ketu nuk kemi te bejme me ndonje “loje” nga e cila me tej mund te dalesh apo te kthehesh mbrapa.

Ketu kemi te bejme me ceshtje madhore, qe lidhen me Jeten, Familjen e Shoqerine.

Nje vendim ky i sponsorizuar nga populizmi i majte, qarqet LGBTQ, si nje atentat jo vetem ndaj femijeve e familjes, por dhe Jetes e Shoqerise vete.

Nje vendim i marre ne fshehtesi, ne skutat e ketij rregjimi te pa pergjegjshem, injorant, dashakeq, e shkaterrues per cfare bota ka me te shenjte.

Nje vendim i pa konsultuar publikisht, pa debat profesional dhe aq me pak ligjor e publik.

Nje vendim ky i pa bazuar ne asnje direktive te BE.

Te tilla ceshtje madhore zgjidhen me transparence, diskutime te gjera e ne fund me Ligje.

“Projekt Ligji per Mbrojtjen e Femijeve dhe te Rinjve”, qe ne kemi paraqitur e parashikon kete mundesi ne moshen mbi 22 Vjec, e lidhur kjo me zhvillimin pluridimensional te femijeve e te rinjve.

Ndersa per ate Projekt Ligj akoma nuk ka filluar shqyrtimi ne Kuvend, tentakulat mizerabel te ketij rregjimi nxjerrin nje vendim te tille tejet te rrezikshem.

Kembanat e alarmit po bijen fort, shoqeria, familja, femijet, e ardhmja jone ne rrezik!”