Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Boçi largohet nga mbledhja



Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me debate mes bashkëkryetarëve Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku, që përfunduan me largimin e përfaqësuesit demokrat nga salla.

Tensionet nisën gjatë diskutimeve kur Mazniku i kërkoi Boçit të përfundonte fjalën, duke argumentuar se opozita kishte zgjatur diskutimet dhe nuk po u jepte hapësirë përfaqësuesve të mazhorancës. Në një moment, Mazniku i ndërpreu mikrofonin Boçit, çka solli reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit.

Boçi e cilësoi ndërhyrjen jo etike dhe të papranueshme, duke theksuar se nuk pranon ndërprerje gjatë fjalës së tij, ndërsa më pas u ngrit dhe u largua nga mbledhja. Mazniku, nga ana e tij, insistoi se diskutimet e opozitës kishin zgjatur tepër dhe po pengonin zhvillimin normal të punës së komisionit.