Vendosni fjalën kyçe....

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve



Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 14:00 e ditës së sotme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin standard SSH EN 590 është caktuar jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi i shumicës jo më shumë se 175 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 174 lekë për litër, ndërsa ai i shumicës në 162 lekë për litër.

Vendimi i Bordit do të jetë në fuqi deri në mbledhjen e radhës, ku do të rishikohen çmimet në varësi të tregut ndërkombëtar të karburanteve.

Institucionet përgjegjëse kanë bërë thirrje për zbatim të vendimit nga të gjithë operatorët e tregut, duke paralajmëruar masa administrative në rast shkeljesh, përfshirë pezullimin e aktivitetit.