Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita e ka dashin e kopesë


Deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi vlerësoi kreun e Rithemelimit të PD-së Sali Berisha se përballoi presionin e shantazhin ndaj tij ndërsa e quajti atë ‘dash me brirë që drejton tufën’.

E ftuar në ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews.al, Kryemadhi shtoi se ajo ka lider Ilir Metën, kreun e partisë, i cili ka bërë marrëveshjen me Berishën.

Sipas saj, opozita do rezultojë fituese në zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht mekanizmave e presionit që përdor Rama ndaj administratës e qytetarëve.

“Lideri i opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Sali Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi që drejton kopenë, dashi me brirë. Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. Atë çuam ne që të ishte kryetari, përfaqësuesi i opozitës. Sot është lideri i opozitës. Ne na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi.” – tha Kryemadhi.