
Në një konferencë të përbashkët me Antimafian Italiane, kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka bërë të ditura detaje mbi një operacion të gjerë ndërkombëtar që ka çuar në ekzekutimin e 15 masave sigurie.
Sipas tij, gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, si dhe pasuri të tjera të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, përfshirë llogari bankare dhe shoqëri tregtare.
Braho u shpreh se 10 nga masat e sigurisë janë ekzekutuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ndërsa theksoi se hetimi synon jo vetëm goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës, por edhe identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të krijuara prej tyre.
Ai përmendi gjithashtu disa operacione të mëparshme të përbashkëta, përfshirë “Shpirti”, “Kulmi” dhe “Ura”, ku sipas tij janë dënuar 167 persona, ndërsa 145 prej tyre kanë marrë dënime që variojnë nga 12 deri në 20 vite burg.