Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot nis shërbimi taksi ndërqytetas, çfarë duhet të dini


Nga sot marrin jetë masat lehtësuese në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë.

Kështu nga sot do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit. Zonat e gjelbërta që do të shtohen nga dita e sotme janë: Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë dhe Selenicë.

Qytetarët nuk kanë nevojë të lëvizin me autorizim, por do të vazhdojë lëvizja me orare.

Në këto zona, pensionistët do të lejohen të dalin nga ora 06:00 deri në 08:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 09:30 deri në 17:30, të shoqëruar nga jo më shumë se 1 person.

E po ashtu, në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.

Përsa i përket shërbimit taksi, ka disa protokolle dhe rregulla higjieno-sanitare të cilat duhen zbatuar dhe i gjeni të sqaruara në platformën e-Albania.

RREGULLAT NË TAKSI

Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse, të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maskat, higjienizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.

Në automjet duhet të ofrohet produkti higjienizues i duarve për klientët i cili duhet të ketë një përqindje të substancës aktive minimalisht 60% alkool.

Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga automjeti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment. Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik pasagjer-shofer. Kollitja dhe teshtitja kryhen duke përdorur bërrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në një qese të veçantë.

Kondicioneri duhet të jetë fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të automjetit dhe larje pas çdo turni, sidomos të dorezave të dyerve e sediljeve. Pas veprimeve me cash/karta krediti shoferi dezinfekton duart me higjienizues.

Në automjet duhet të jetë e afishuar lista e simptomave të COVID-19 sipas check-listës së miratuar. Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *