Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: S’do lejojmë banditizëm në Mesdheun lindor, Athina do e paguajë shtrenjtë një sulm ndaj “Oruc Reis”


Turqia nuk do të përkulet ndaj presionit ndërkombëtar dhe ‘banditizmit’ në ujërat e kontestuara në Mesdheun lindor, ka thënë presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke premtuar se do të vazhdojë kërkimet e naftës dhe gazit ashtu siç ishte planifikuar.

“Anija turke që kërkon për hidrokarbure do të vijojë punën e saj mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës deri më 23 gusht, përkundër presionit në rritje dhe kërcënimeve për sanksione”, tha Erdogan të shtunën.

“Asnjëherë nuk do i përkulemi banditizmit në shelfin tonë kontinental. Ne nuk do të tërhiqemi përkundrejt gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve. Qëllimi i Ankarasë është të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj,” – theksoi Erdogan, duke shtuar se vendi po përpiqet ta bëjë këtë në çdo fushë.

Turqia ka kohë që është përfshirë në një përplasje të tensionuar detare me Greqinë, pasi Ankaraja eci përpara me planet e saj të kërkimit të naftës dhe gazit në Mesdheun lindor. Turqia beson se ka të drejta ekskluzive për ta bërë këtë pasi arriti një marrëveshje vitin e kaluar me qeverinë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Libi. Megjithatë, vendet e tjera, përfshirë Greqinë, i shohin veprimtaritë e Ankarasë si një sulm në ujërat e tyre.

Anija e kërkimit ‘Oruc Reis’, që u dërgua për të eksploruar për gaz pranë në ishullin grek Kastellorizo ​​këtë javë, është e shoqëruar nga disa anije ushtarake turke.

Të mërkurën, anijet luftarake nga të dy palët u përfshinë në një përplasje të vogël. Ankaraja ka paralajmëruar se Athina do të ‘paguajë një çmim të rëndë’ nëse ‘Oruc Reis’ sulmohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *