Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Veliaj urojnë 8 Dhjetorin me të njëjtin mesazh


Kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj kanë uruar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë duke përdorur të njëjtin mesazh e të njëjtën video.

I vetmi ndryshim në mesazhin e shpërndarë është se në pjesën e fundit të tij kreu i qeverisë shkruan ‘ju uroj një ditë të bukur’, ndërsa kryebashkiaku ‘ju uroj një pushim të këndshëm’.

Më herët Ditën e Rinisë e uruan edhe presidenti Meta e kreu i PD-së, Basha.

Mesazhi i Ramës

“MIRËMËNGJES

dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur.”

Mesazhi i Veliajt

“MIRËMËNGJES

dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një pushim të këndshëm sot.”