
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për seancën gjyqësore ku është paditur për shpifje nga biznesmeni Anduel Çekrezi.
Çekrezi pretendon se Braçe ka shpifur kur ka deklaruar publikisht se biznesmeni ka zaptuar tokat e banorëve në zonën e Imshtës në Lushnje, pranë lumit Seman, për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Nga ana tjetër, biznesmeni ka deklaruar se pronën e ka blerë në mënyrë të rregullt.
Po ashtu, Çekrezi ka kërkuar që ndaj deputetit të shtohet edhe akuza për “fyerje”, ndërsa Braçe i ka hedhur poshtë pretendimet, duke argumentuar se nuk ka përmendur emra konkretë në deklaratat e tij publike.