
Ish-piloti italian i automobilizmit dhe sportisti paraolimpik Alex Zanardi ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij përmes një deklarate, ku thuhet se ai u nda nga jeta i rrethuar nga të afërmit, përcjell DW.
Nuk janë bërë publike detaje mbi shkakun e vdekjes.
Zanardi kishte një karrierë të gjatë në sportet motorike, ku garoi në Formula 1 me skuadra si Jordan, Minardi dhe Lotus. Ai arriti sukses të madh në serinë amerikane CART, duke u shpallur kampion në vitet 1997 dhe 1998.
Në vitin 2001, ai pësoi një aksident të rëndë gjatë një gare në Gjermani, si pasojë e të cilit humbi të dyja këmbët. Pas rikuperimit, ai vijoi aktivitetin sportiv me makina të përshtatura.
Më pas, u angazhua në sportet paraolimpike në çiklizëm me dorë, ku fitoi gjashtë medalje, përfshirë katër të arta.
Në vitin 2020, ai pësoi një tjetër aksident gjatë një gare në Itali, duke marrë dëmtime të rënda në kokë.