Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në ambientet e Bashkisë Lushnjë një 48-vjeçare, kishte shkuar të kërkonte ndihmë ekonomike


Një 48 vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në ambientet e bashkisë Lushnjë.

Shpresa Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të kërkuar ndihmë ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar drejtorisë së ndihmës sociale.

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.’- njofton policia.

Viktima dyshohet se ka debatuar  me punonjësit e kësaj zyre. Disa medie raportojnë se asaj i ishte hequr emri  nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë. Mirëpo bashkia pretendon se kjo nuk është e vërtetë. Cani e cila vuante nga një sëmundje gjaku trajtohej me KEMP prej vitesh, por sot kishte shkuar të kërkonte një ndihmë shtesë për të dhe babanë e sëmurë.

Pas debateve me punonjsësit, 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnjë. Pas mbërritjes së ambulancës, shtetasja Shpresa Cani kishte ndërruar jete në vend. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjës ka referuar materialet në prokurorin e rrethit për të hetuar shkaqet e vdekjes së 48-vjeçares.