Vendosni fjalën kyçe....

Salianji depoziton kandidaturën për kryetar të PD


Ish-deputeti Ervin Salianji ka zyrtarizuar kandidimin për kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë, duke u futur në garë përballë Sali Berisha.

Salianji ka depozituar kandidaturën dhe ka prezantuar një platformë për drejtimin e partisë, të cilën e sheh si rrugë për ta bërë PD-në fituese.

Një ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi depozitimin e kërkesës për kandidimin për kryetar i PD dhe  theksoi se frymëzohet nga modeli i demokracisë perëndimore dhe angazhohet për reformimin dhe demokratizimin e partisë.

“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.

Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.

Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.

Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin e demokracisë.

Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”