Vendosni fjalën kyçe....

Interi heq dorë nga Kumbulla


Edhe pse për shumë kohë Marash Kumbulla ishte objektivi kryesor i Interit në merkato, ditët e fundit kjo pistë është ftohur paksa.

Mbrojtësi i talentuar i kombëtares shqiptare dhe Veronës në kampionatin italian është një nga emrat më të kërkuar në merkato.

20-vjeçari megjithatë kushton rreth 35 milionë euro e nuk duket se Interi është i gatshëm të shpenzojë një shumë të tillë për lojtarin këto kohë teksa pandemia Covid-19 ka prekur thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *