Avokati Plarent Ndreca komentoi vendimin e GJKKO për të rrëzuar kërkesën që Erion Veliaj të mos qëndrojë në kafaz gjatë seancave gjyqësore.
Ndreca tha se kjo është e vetmja pengesë që e bën të pamundur që Veliajt të mos jetë në GJKKO, duke theksuar se ai ka vullnet të përballet, por vetëm në kushte të barabarta.
“E vetmja pengesë që Veliajt të mos jetë në seancë është kafazi i qelqtë që ishte një nga kërkesat tona për të krijuar mundësinë që Veliaj të ishte krah avokatit, kërkesë që u relativizua nga gjykata, ndërkohë që është kriter kushtetues që palët duhet të jenë barabartë, të komunikojnë me avokatin në mënyrë dinamike. Kjo është kërkesë që u mbështet edhe nga Helsinki, e konsideroi instrument degradues për personat që janë në bankat e të akuzuarve, kjo është e vetmja pengesë që bën të pamundur që Veliajt të jetë në GJKKO. Ai ka dëshirë e vullnet të përballet, por në kushte të barabarta siç kushtetuta e paracakton”, tha Ndreca.

