Vendosni fjalën kyçe....

Durim Bami transferohet në një tjetër burg


Durim Bami është transferuar në një tjetër burg për arsye sigurie. Ai ka kaluar nga Fushë-Kruja drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Edhe Lulzim Berisha është transferuar nga Durrësi në Peqin, shkruan Shqiptarja.

Arsyet për transferimin e tij lidhen me sinjalizime për përpjekje të mundshme të shkeljes së rregullave në institutin penitenciar. Pak ditë më parë në burgun e Fushë Krujës, u ushtruan kontrolle gjatë të ciave në mjediset e jashtme u gjetën 3 telefona celularë.

Transferimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të një videoskandali që i përket muajit janar, ku një grup të burgosurish, përfshirë Lulzim Berishën, festonin brenda qelisë në paraburgimin e Durrësit.

Bami e kishte kërkuar zhvendosjen pas ekstradimit nga Dubai në fund të shkurtit, duke pretenduar se në Burgun 313, por edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit, ndodheshin persona që paraqisnin rrezik për jetën e tij.

Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në planet për vrasjen e Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasi.