
Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot Asamblenë e PS, ku u shpreh se disa ligje të nevojshme për negociatat me Bashkimin Europian kërkonin 84 vota dhe pa një mandat të fortë, sipas tij, procesi do të rrezikohej nga opozita, të cilën e quajti “molotovarë”.
Ai theksoi se besimi i qytetarëve duhet të shërbejë për realizimin e negociatave dhe jo për “karriget”.
“U lemeris dynjaja se na ishin bllokuar negociatat. Njerëzit e kanë në qendër të vëmendjes anetarësimin sepse duan të jetë.
Kur thoja na duhet një mandat i fortë më thonin ky do të bëhet si Putini. Por ne kemi kaluar një paketë ligjesh që ishin vetëm për integrimin.
Nga 27 ligje, 7 ishin me 84 vota. Imagjinoni sikur ne të kishim 75 e të tjerat t’i kishin molotovarët? Atëherë do të na ishte bllokuar procesi dhe parlamenti me buzëqeshje.
Ne do të ishim në një situatë duke ardhur vërdallë duke ndjekur bishtin tonë. Ndaj duhet t’u puthim duart për ata që na besuan që të realizojmë negociatat jo për karriget”, tha ai.