Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë akademiku i shquar Rexhep Qosja



Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja, një nga figurat më të shquara të mendimit dhe kulturës shqiptare.

Qosja ishte studiues, kritik letrar, shkrimtar dhe akademik, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe albanologjinë shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai ka botuar një numër të madh veprash studimore dhe letrare, duke lënë gjurmë të thella në mendimin kritik dhe në zhvillimin e kulturës shqiptare.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për botën akademike dhe kulturore shqiptare.