Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Mirditë, vdes 71-vjeçari, dyshohet se u vetëvra


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mirditë, ku një 71-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Kjo ka ndodhur në fshatin Rreth i Epërm të Mirditës. Është ende e paqartë se çfarë e ka shtyrë 71-vjeçarin drejt një vendimi kaq drastik.

“Më datë 14.06.2021, rreth orës 04:25, në fshatin Rreth i Epërm, Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *