Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama punëson në administratë militantët e PS-së


Pas përgjimeve të publikuara nga “Zëri i Amerikës” për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çukon ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një konferencë për shtyp, kreu i Grupit Parlamentar të LS-së Petrit Vasili deklaroi se qeveria punëson vetëm anëtarët e Partisë Socialiste. Vasili u shpreh më tej se  mashtrimi që Edi Rama i bëri qytetarëve në 2017 ishte një vulgaritet dhe banalitet nga më të shëmtuarit. 

“Përgjimet e bëra publike nga Zërit i Amerikës, zyra e kryemionistrit ishte ajo që bënte punësimet deri te ato më banalet duke krijuar një kontroll të vërtetë policor, i cili mundëson punësime për vetëm e vetëm ata që janë militantë të PS. E gjithë dëngla, farsa mashtrimi që Edi Rama i hodhi qytetarëve në 2017 ishte një vulgaritet dhe banalitet nga më të shëmtuarit”, tha kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *