
Një operacion i gjerë antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia e Tiranës, ku me urdhër të prokurorisë janë lëshuar 30 urdhër-arreste.
Aksioni synon goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga sektori i Antidrogës, ndërsa janë përdorur edhe metoda proaktive, përfshirë blerje të simuluara për dokumentimin e aktivitetit kriminal.
Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, ndërsa nuk janë bërë publike as sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë aksionit.