
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për abuzimet në sektorin e naftës.
Nënkryetarja Dorina Prethi bëri të ditur se kërkohet hetim mbi fitimet e shtetit nga nafta dhe verifikimi i kontratave, për të zbuluar nëse ka pasur korrupsion apo shpërdorim detyre. Sipas saj, kallëzimi përfshin edhe pretendime për ndotje të mjedisit dhe dëmtim të ekosistemit.
“Aktualisht në kallëzim kemi kërkuar që të hetohen të gjitha situatat që i takojnë shpërdorimit të detyrës, shkatërrimit të pronës dhe ndotje të ujit, ajrit dhe tokës.
Jemi të gjithë dëshmitar që sot kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe pse jemi një vend që prodhon naftës, dhe sërish një pjesë e konsiderueshme derdhet në lumenj, në tokë dëmton ekosistemin.
Kemi kërkuar që të behet një hetim, të kuptojmë sesa ka fituar shteti shqiptar nga këto dhe i kërkojmë SPAK që të hetojë imtësisht gjendjen e kontratave të naftës, edhe nëse ka pasur korrupsion nga zyrtarët e latë apo qytetarët që kanë abuzuar me nëntokën. Kemi bashkëngjitur dhe provat”, tha Dorina Prethi.