Vendosni fjalën kyçe....

Goditet rrjeti i prostitucionit në apartamente, 5 të arrestuar në Shkodër



Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Rent Home 3”, duke zbuluar një rast të ushtrimit të prostitucionit në dy apartamente të marra me qira në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre tre shtetase kolumbiane dhe dy shtetas shqiptarë. Shtetaset e huaja dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në lagjen “3 Heronjtë” dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtari, ndërsa një shtetase tjetër është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe 6 celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e tij.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët për hetimin e trafiqeve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, mbi bazën e informacioneve operative. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në rrjet.