Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, automjeti përplas biçikletën, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën



Një aksident rrugor është regjistruar në hyrjen veriore të qytetit të Lushnjes, pranë rrethrrotullimit të shinave të trenit, ku një automjet tip “Ford” ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, i riu rreth 25 vjeç është transportuar menjëherë nga ambulanca drejt spitalit të Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Policia e qarkullimit bën me dije se i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në vendngjarje janë kryer veprimet e para hetimore dhe po dokumentohet dinamika e plotë e aksidentit.

Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka dalë papritur në rrugë gjatë momentit kur automjeti po dilte nga rrethrrotullimi, duke shkaktuar përplasjen. Fatmirësisht, shpejtësia e ulët e mjetit ka ndihmuar që ngjarja të mos ketë pasoja të rënda.