Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me bordurën dhe aksidenton dy kalimtaret në Tiranë


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një makinë është përplasur me bordurën e rrugës në Unazën e Re dhe më pas ka përplasur edhe dy kalimtare.

Dy shtetaset H.Sh 70 vjeç dhe A.Sh 47 vjeç u dërguan në spital.

Më datë 30.01.2021, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *