Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Çermë–Lushnje, një drejtues mbetet i bllokuar në mjet



Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Çermë–Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, një prej mjeteve ka dalë nga kontrolli pas përplasjes dhe ka përfunduar në barrierën anësore të rrugës. Si pasojë, drejtuesi i këtij automjeti ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat do të përdorin mjete prerëse për nxjerrjen e të plagosurit. Ndërkohë, shërbimet e emergjencës dhe policia ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut.

Ende nuk ka të dhëna të plota mbi gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në aksident.