
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Në një postimi në Facebook, Konjufca tha se në këtë takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Në edicionin e këtij viti të Antalya Diplomacy Forum, mora pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan.
Gjatë takimit, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë. Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin që ato kanë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Konjufca.