Vendosni fjalën kyçe....

Peskov thirrje liderëve botërorë pas akuzave për krime lufte në Bucha: Mos nxitoni me akuza të rreme, të paktën dëgjojeni versionin tonë


Rusia ka reaguar lidhur me pretendimet për masakrën në qytetin Bucha të Ukrainës, ku u zbuluan varre masive.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pretendimet se trupat ruse ishin të përfshira në krime lufte në qytetin Bucha afër Kievit nuk janë të vërteta. Ai sugjeroi që këto pretendime të hetohen siç duhet dhe të mos merren të mirëqena nga udhëheqësit e huaj.

Informacioni i dhënë nga pala ukrainase “duhet të jetë subjekt i skepticizmit serioz”, tha zyrtari për akuzat e bëra nga Kievi. Ai pretendoi se specialistët ushtarakë rusë gjetën prova të manipulimit të videove dhe formave të tjera të sajimit që vinin nga Bucha.

“Faktet dhe afati kohor gjithashtu flasin kundër vërtetësisë së pretendimeve.”- shtoi ai sipas RT-së.

Bucha, një qytet i vogël në veriperëndim të Ukrainës, kishte qenë nën kontrollin e trupave ruse që nga fundi i shkurtit, kur Moska filloi fushatën e saj ushtarake kundër fqinjit të saj. Forcat ruse u tërhoqën javën e kaluar, pasi u arrit një përparim në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.

Ditë më vonë, zyrtarët ukrainas deklaruan se trupat ruse ishin fajtore për krime lufte të dyshuara të kryera kundër civilëve që jetonin në Bucha. Ata pretenduan se dhjetëra civilë u ekzekutuan përpara tërheqjes dhe u shënjestruan qëllimisht nga ushtarët rusë në atë që Ministri i Jashtëm Dmitry Kuleba e përshkroi si “gjenocid“.

Ushtria ruse i mohoi akuzat të dielën dhe tha se provat e siguruara nga Ukraina dhe nga mediat miqësore me Kievin erdhën disa ditë pasi trupat ruse u tërhoqën. Kryebashkiaku i qytetit nuk përmendi ndonjë mizori teksa festoi tërheqjen ruse më 31 mars, vuri në dukje ministria.

Peskov tha se Moska donte të diskutonte akuzat për masakrën në Bucha në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por thirrja për të mbajtur një të tillë u pengua nga Mbretëria e Bashkuar, e cila aktualisht po kryeson organin më të lartë ndërkombëtar të sigurisë.

“Situata është pa dyshim serioze. Ne u bëjmë thirrje liderëve të caktuar botërorë që të mos nxitojnë me akuza të rreme dhe të marrin informacionin e tyre nga burime të ndryshme dhe të paktën të dëgjojnë argumentet tona.”– tha Peskov.