
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka marrë pjesë sot në procesin zgjedhor që po zhvillohet në degën nr. 10 të PD në Tiranë, ku në garë për drejtimin e degës janë Andi Beliu dhe Olsi Karapici.
Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Këlliçi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së anëtarëve në procesin e votimit, duke e cilësuar atë si pjesë të riorganizimit të brendshëm të partisë.
Ai u bëri thirrje demokratëve të degës që të marrin pjesë në votim dhe të shprehin vullnetin e tyre për drejtimin e strukturës lokale, duke theksuar se procesi zgjedhor nisi në orën 08:00 dhe vijon deri në orën 18:00.
Sipas tij, gara po zhvillohet mes dy kandidatëve që ai i cilësoi si përfaqësues me kontribute në PD dhe në jetën politike të Tiranës.