Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës, shpëton pa lëndime drejtuesi



Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës, pranë lagjes “Skënderbej”, e njohur si “Fushë Mbret”.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka devijuar nga rruga për arsye ende të paqarta, duke rënë në përroin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë vetë nga automjeti pa pësuar dëmtime.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.