Vendosni fjalën kyçe....

U gjendet kanabis në oborrin e shtëpisë, pranga dy personave në Memaliaj


Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Memaliaj pasi janë kapur duke kultivuar kanabis.

Në pranga kanë rënë 54-vjeçari F.Sh. e 62-vjeçari P.Sh., banues në fshatin Toç të Memailajt.

Atyre u janë gjetur bimë narkotike të mbjella në oborret e shtëpive.

Njoftimi

“Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetë një sasi lënde narkotike.”