Vendosni fjalën kyçe....

Braçe denoncon gjendjen e rrugës në Selitë: Gropat po shkaktojnë trafik dhe probleme për qytetarët



Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për problematikat infrastrukturore në Tiranë, duke denoncuar gjendjen e rrugës në zonën e Selitës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe tregon se rruga është e dëmtuar dhe e mbushur me gropa, situatë që sipas tij është përkeqësuar edhe më shumë gjatë javëve të fundit.

Ai thekson se problemi bëhet më i rëndë gjatë orareve të pikut, kur trafiku rëndohet dhe krijohen radhë të gjata automjetesh.

Deputeti i bën thirrje Bashkisë që të ndërhyjë sa më shpejt për riparimin e rrugës, duke theksuar se mirëmbajtja e infrastrukturës është përgjegjësi e saj.

Në reagimin e tij, Braçe shprehet me tone kritike, duke kërkuar që të mbyllen gropat dhe të rregullohet rruga, pasi kjo është një detyrë që duhet përmbushur për qytetarët.