Vendosni fjalën kyçe....

Apeli shqyrton sot kërkesën e Ballukut për heqjen e masës së ‘pezullimit nga detyra’


Apeli i Posaçëm në GJKKO po shqyrton kërkesën e deputetes Belinda Balluku për heqjen e masës së sigurisë “pezullimi nga detyra”, e cila sipas mbrojtjes nuk është më në fuqi, pasi ajo nuk ushtron më funksionet e mëparshme si zv/kryeministre dhe ministre.

Kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët nga Gjykata e Posaçme, me vendim të gjyqtarit Erion Çela. Masa e pezullimit nga detyra ishte vendosur më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante postet drejtuese në qeveri.