Vendosni fjalën kyçe....

Guterres: Vendimi i Izraelit rrezikon përshkallëzimin e krizës në Gaza


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është shprehur thellësisht i alarmuar nga vendimi i Qeverisë izraelite për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke e cilësuar si një përshkallëzim të rrezikshëm që mund të përkeqësojë situatën humanitare për miliona palestinezë.

Ai përsëriti apelin urgjent për një armëpushim të përhershëm në të gjithë Gazën dhe lirimin e menjëhershëm e pa kushte të të gjithë pengjeve.

“Jam thellësisht i alarmuar nga vendimi i Qeverisë Izraelite për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”.

Kjo shënon një përshkallëzim të rrezikshëm dhe rrezikon thellimin e pasojave tashmë katastrofike për miliona palestinezë.

Kjo mund të rrezikojë më tej më shumë jetë, përfshirë edhe pengjet e mbetura.

E përsëris apelin tim urgjent për një armëpushim të përhershëm, akses të papenguar humanitar në të gjithë Gazën dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.”