Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët shqiptarë shkelin me këmbë dhe tentojnë të djegin flamurin serb


Pak orë para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë, disa tifozë shqiptarë në Tiranë kanë shkaktuar incident, duke tentuar të djegin flamurin serb dhe më pas e kanë shkelur me këmbë. Ngjarja ka ndodhur në rrugët pranë stadiumit “Air Albania”, ku po mbërrijnë tifozët për të ndjekur ndeshjen që do të nisë në orën 20:45.

Ky veprim ka krijuar tension në ambient, ndërsa autoritetet dhe organizatorët po përpiqen të menaxhojnë situatën për të shmangur përplasje të tjera gjatë ngjarjes sportive.

Pavarësisht këtij incidenti, tifozët shqiptarë vazhdojnë të mbushin rrugët përreth stadiumit, duke shfaqur entuziazëm dhe duke pritur me padurim ndeshjen mes dy kombëtareve.