Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 21-vjeçari në Sarandë


Një 21-vjeçar është plagosur me thikë këtë të premte në Sarandë. I riu, Devis Saliaj nga Tirana, ka marrë një goditje me thikë në parakrah.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Ai nuk ka dhënë shumë detaje për rrethanat e incidentit, raporton Report TV.