Vendosni fjalën kyçe....

Basha flet për takimin me Metën: Asgjë misterioze, takimi zgjati 35 minuta


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Basha tha se është takuar me Metën për të folur rreth situatës politike në vend.

Ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar. Ka zgjatur 35 minuta. Kam parashtruar pikëpamjet e mija për momentin politik ku ndodhet vendi. Kam shkëmbyer disa mendime, për situtatën politike. Asgjë misterioze, e fshehtë që t’i mbahet e fshehtë publikut. Kemi biseduar për mënyrën se si unë shoh zhvillimet politike në vend”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *