Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria i bashkohet Operacionit Interflex për trajnimin e ushtarëve ukrainas


Shqipëria është bërë vendi i 13-të që i bashkohet Operacionit Interflex, programit të Mbretërisë së Bashkuar për trajnimin e personelit ushtarak ukrainas.

Ky operacion, ku marrin pjesë edhe Kosova, Kanadaja, Suedia dhe disa vende të tjera, ka trajnuar mbi 52,000 rekrutë ukrainas në aftësi ushtarake bazë, taktika luftarake dhe mjekësi në fushëbetejë.

Ka qenë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar e cila ka njoftuar se Shqipëria i është bashkuar Operacionit Interflex, duke e bërë atë vendin e trembëdhjetë pjesëmarrës.

Krahas Mbretërisë së Bashkuar, programi tashmë përfshin Kosovën, Australinë, Zelandën e Re, Kanadanë, Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Finlandën, Holandën, Estoninë, Lituaninë dhe Rumaninë.